Ndërlidhjet

Irak, vriten 22 pelegrinë shiitë


Njëzetedy shiitë pelegrinë janë qëlluar për vdekje në një shkretirë të largët të Irakut perëndimor.

Burimet zyrtare thonë se viktimat – të gjithë meshkuj – pësuan në postbllokun e ngritur nga persona të armatosur në provincën Anbar, ndërsa gratë, fëmijët dhe pleqtë kanë shpëtuar.

Pelegrinët mësohet të kenë thënë se janë nga qyteti i shenjtë i Qerbelasë dhe se po udhëtonin për në Siri.

Policia ka nisur kërkimin e personave të armatosur, për të cilët dyshon se janë militantë të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG