Ndërlidhjet

Sulmohet ambasada amerikane në Kabul


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul ka konfirmuar sulmin e talibanëve me raketa dhe armë, por tha se nuk ka viktima në mesin e personelit. Zëdhënësja e ambasadës tha se stafi është urdhëruar të evakuohet.

Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë, duke thënë se luftëtarë të tyre “kanë sulmuar ndërtesat qeveritare”.

Dëshmitarët thonë se sulmuesit janë pozicionuar në një ndërtesë të lartë, nga ku kanë shkëmbyer të shtëna armësh me forcat e rendit.

Mësohet se NATO-ja ka dërguar trupat për t'iu përgjigjur sulmit.
XS
SM
MD
LG