Ndërlidhjet

Nis Liga Evropiane e Kampionëve në futboll


Liga Evropiane e Kampionëve në futboll nisi të martën mbrëma me tetë lojë.

Loja ndërmjet Barcelonës dhe Inter Millanit përfundoi me barazimin 2- 2.

Në lojën e grupit H, Bate Borisov i Bjellorusisë arriti të shënojë një gol në pjesën e dytë të lojës ndaj Viktoria Plzen të Çekisë për të përfunduar me rezultat 1- 1.

Sipas rezultateve të tjera, ekipi Shakhtar Donestk i Ukrainës humbi ndaj Portos së Portugalisë me 2- 1; me të njejtin rezultat humbi dhe Zenit St. Petersburgu rus ndaj ekipit të Qipros, Apoel Nikosia.

Ekipi anglez Chelsea mundi kundërshtarin e tij gjerman Bajer Leverkuzen me dy gola për të përmbyllur lojën me 2-0, ndërsa loja ndërmjet Arsenalit dhe Borusia Dortmundit përfundoi me rezultatin 1-1.
XS
SM
MD
LG