Ndërlidhjet

Thaçi ka dhënë detaje të planit për veri


Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot disa detaje rreth planit operacional për funksionalizimin e plotë të kontrollit në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

“Funksionalizimi i tyre do të bëhet duke iu nënshtruar disa rregullave strikte. KFOR-i do të operojë në pajtueshmëri me mandatin e tij. Autoritetet e Kosovës do të kenë autoritetin komandues, ekzekutiv. Policia e Kosovës, doganat dhe EULEX-i do ta kenë në dispozicion personelin dhe resurset për kryerjen e kontrolleve”, ka shpjeguar kryeministri Thaçi, në një takim me gazetarët në Prishtinë.

Ai ka ripërsëritur vendosmërinë e tij se “veprimet që do të ndërmerren në ditët në vijim nuk do të mund të pengohen nga strukturat kriminale që mbajnë peng veriun e Kosovës tash e 12 vjet”.
XS
SM
MD
LG