Ndërlidhjet

Kosova dhe Andorra vendosin marrëdhënie diplomatike


Në Bruksel sot është nënshkruar Protokoli ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Këtë protokol e kanë nënshkruar ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, dhe ambasadorja e Andorrës, Ev Descarrega, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike po bëhet pasi Andorra e ka njohur Republikën e Kosovës, para tre muajsh.
XS
SM
MD
LG