Ndërlidhjet

Tadiq: Veprimet e njëanshme rrezikojnë paqen në rajon



Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë sot se “veprimet e njëanshme të Prishtinës, të paralajmëruara për të premten, mund ta kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.

“Një gjë e këtillë duhet të pengohet”, ka thënë Tadiq, në hapje të punimeve të forumit mbi sigurinë në Beograd.

Sipas tij, “e vetmja zgjidhje e pranushme për Kosovën është ajo që do të mund të dilte nga dialogu, në të cilin do të tejkaloheshin dallimet”.

"Zhvillimet në Kosovë kanë rrënuar rëndë bazat e raporteve ndërkombëtare, e nëse kjo vazhdon të ndodhë, ky sistem do të rrënohet përgjithmonë”, ka thënë Tadiq, duke nënvizuar se në këtë formë, “do të legjitimohej ndarja e dhunshme dhe shkatërrimi i kufijve të një shteti sovran”.
XS
SM
MD
LG