Ndërlidhjet

Zvicër, banka humb 2 miliardë dollarë


Banka zvicerane UBS ka bërë të ditur se një transaksion i paautorizuar nga një punëtor i saj, ka shkaktuar humbje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh.

Banka me seli në Cyrih ka thënë se një gjë e tillë mund të çojë në humbje në tremujorin e tretë të 2011-ës.

I njëjti burim ka konfirmuar se asnjë llogari bankare e klientëve nuk është prekur nga incidenti, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Pas njoftimit, aksionet në gjigantin bankar të Zvicrës kanë rënë për më shumë se 7 për qind.
XS
SM
MD
LG