Raportet të cilat e citojnë një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, thonë se shefi i operacioneve të al-Kaidës në Pakistan, Abu Hafs al-Shahri, është vrarë nga një sulm i një aeroplani pa ekuipazh, në një territor fisnor pakistanez.
Njëri nga zyrtarët, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se “vdekja e Abu Hafsit e largon kërcënimin kryesor brenda Pakistanit, ku ai kishte bashkëpunuar për së afërti me grupin kryesor të talibanëve në Pakistan, Tehrik-e Taliban, për të kryer sulme të koordinuara”.
Nuk janë dhënë njoftime për datën dhe vendin e sulmit nga i cili u vra Abu Hafs, që përshkruhet se kishte kombësi saudite.
Raportet për vrasjen e Abu Hafsit vijnë pas vrasjes së numrit dy të al-Kaidës, Atijah abd al-Rahman, i cili ishte vrarë në muajin gusht.