Ndërlidhjet

Gjilani anulon vizitën në SHBA


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gjilani, ka anuluar viztën për në Nju Jork ku, për shkak të vërshimeve që kanë kapluar jugun e Pakistanit, ai pritej të merrte pjesë në sesionin e javës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyra për informim e Gjilanit bëri të ditur se ai do të qëndrojë në shtëpi për të koordinuar përpjekjet për shpëtim.

Shirat kanë vërshuar pjesë të gjëra të jugut të Pakistanit gjatë gjashtë javëve të shkuara duke lënë pa strehë më shumë se 200 mijë njerëz.

Liderët pakistanezë u akuzuan për neglizhencë ndaj viktimave.

Gjilani njoftoi se në vend të tij, në takimin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme do të merr pjesë ministri i jashtëm pakistanez.
XS
SM
MD
LG