Ndërlidhjet

Protesojnë serbët në veri


Dhjetëra banorë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës janë duke protestuar në mënyre të qetë në afërsi të lumit Ibër, në shenjë kundërshtimi me zbatimin e planit të qeverisë së Kosovës për futjen nën kontroll të vendkalimeve kufitare në Bërnjak dhe Jarinë.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti tha se për ketë protestë policia ka qenë e informuar kohë me parë dhe sipas tij ajo po vëzhgohet nga afër nga autoritetet e rendit.

Përgjithësisht, Hoti e vlerësoi situatën deri në këto çaste si të qetë, por me tensione.
XS
SM
MD
LG