Ndërlidhjet

Arrin në 40 numri i të vrarëve në ceremoninë e varrimit


Ka arritur në 40 numri i viktimave nga shpërthimi vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet policore, të cilat flasin edhe për 60 persona të plagosur.

Sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer të enjten eksplozivët e tij në funeralin e një plaku fisnor, i cili kundërshtonte zëshëm talibanët.

Këta të fundit kanë pranuar përgjegjësinë për sulmin që zuri vend në zonën Dir i Poshtëm.
XS
SM
MD
LG