Ndërlidhjet

Kabashi dënohet me dy muaj burg


Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka dënuar Shefqet Kabashin me dy muaj burg, për shkak të shpërfilljes së gjykatës.

Më 26 gusht të këtij viti, Kabashi ka pranuar fajësinë për akuzat, sipas të cilave “ai me vetëdije dhe qëllimisht ka refuzuar ose dështuar t’iu përgjigjet pyetjeve si dëshmitar në rastin Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj".

Në kuadër të dënimit llogariten 31 ditët që Kabashi tashmë i ka kaluar në paraburgim.
XS
SM
MD
LG