Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Qeveria s'e kontrollon tokën e Kosovës në veri


"Pasoja vendimtare e ndërhyrjes së sotme nuk është shpërbërja e strukturave ilegale, armiqësore e kriminale të Beogradit dhe as sundimi i rendit dhe ligjit; rezultati kryesor është lejimi i hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë", ka vlerësuar Lëvizja Vetëvendosje.

Në një komunikatë për opinion, kjo Lëvizje ka vlerësuar se ”Thaçi ndërhyrjen e tij po e quan sovranitet. Ai po e quan sovranitet vendosjen e disa doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31. Por këta doganierë po barten nëpër qiell me helikopterë të KFOR-it. Kjo është e mjaftueshme për ta kuptuar se Qeveria nuk po e kontrollon tokën e Kosovës në veri, 40 km tokë prej urës së Ibrit e deri në Leposaviq”.

”Ndonëse prania e një grupi doganierësh në pikat kufitare 1 dhe 31 është një hap i vogël në drejtimin e duhur, argument kryesor i sovranitetit është kontrolli i territorit në veri”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG