Ndërlidhjet

Merkel kritikon Janukoviqin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviq, për të shprehur shqetësimet e saj se "sistemi gjyqësor i Ukrainës është duke u përdorur si mjet kundër kundërshtarëve politikë".

Zëdhënësi i zonjës Merkel tha se kjo e fundit në mënyrë specifike ka veçuar ish-kryeministren Julia Timoshenko, e cila është arrestuar nën akuzat për korrupsion.

Disa qeveri perëndimore kanë kritikuar gjykimin e Timoshenkos, duke thënë se ai ka të bëjë me "hakmarrje kundër kundërshtarit politik".

Merkel i ka thënë Janukoviqit se ndihma e e Bashkimit Evropian për Ukrainën varet nga angazhimi i Kievit drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG