Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për krizën e borxhit


Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian do të përfundojnë sot bisedimet për krizën financiare në Eurozonë.

Të premten, Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, u ka bërë thirrje politikë-bërësve evropianë të rrisin fondin e shpëtimit dhe të flasin me një zë.

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, tha se gjetja e më shumë parave për të luftuar krizën nuk do të mirëpritej nga taksapaguesit. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të financuar fondin do të ishte përmes taksës financiare, një ide që është përjashtuar kategorikisht nga zoti Gajtner.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë shtyrë deri në tetor vendimin për t’i dhënë ose jo Greqisë këstin prej tetë miliardë eurosh të paketës së shpëtimit.

Kjo shumë është e nevojshme për të shpëtuar Greqinë nga dështimi për të paguar borxhin e saj enorm.

Por, zyrtarët e Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë vonuar ndihmën për shkak të dyshimeve nëse Greqia është duke bërë sa duhet për të zvogëluar deficitin e saj.
XS
SM
MD
LG