Ndërlidhjet

Moska ndihmon dialogun në Siri


Një grup i ligjvënësve rusë ka arritur në Damask për të takuar presidentin sirian, Bashar al-Asad, dhe përfaqësuesit e opozitës, në përpjekje për të iniciuar bisedimet e paqes.

Zëvendëspresidenti i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Ilias Omakhanov, tha se “Moska është e gatshme të ndihmojë në dialogun e brendshëm politik, i cili duhet të zhvillohet në atmosferë paqësore dhe pa viktima”.

Data e takimit me Asadin nuk është saktësuar, ndërkohë që nuk dihet as me cilat forca të opozitës do të takohet delegacioni gjatë qëndrimit katërditor.

Rusia vazhdon të mbështesë regjimin e Asadit përkundër shtypjes së dhunshme të protestuesve anti-qeveritarë.
XS
SM
MD
LG