Ndërlidhjet

Mbështet ribashkimin Tajvan-Kinë


Kandidatja presidenciale nga radhët e opozitës në Tajvan tha se është e hapur për ribashkimin e vendit me Kinën.

Cai Ing-ven këto komente i bëri gjatë një konference në Nju Jork pas publikimit të një raporti të gazetës “The Financial Times”, i cili citon një zyrtar anonim amerikan të ketë kritikuar qasjen e saj ndaj Kinës me vlerësimin se ajo po kërcënon stabilitetin rajonal.

Deklaratat e Ing-ven paraqesin një largim radikal nga qëndrimi i Partisë Demokratike Progresive të saj, e cila tradicionalisht ka mbështetur pavarësinë e Tajvanit.

Tajvani u nda nga Kina pas një lufte civile në vitin 1949.
XS
SM
MD
LG