Ndërlidhjet

Gyl viziton Gjermaninë


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl pritet të nis të dielën një vizitë katër-ditore në Gjermani.

Gyl pritet të zhvillojë takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ministrin e jashtëm, Gido Vestervelle dhe me homologun e tij gjerman, Kristian Vulf. Të dy presidentët pritet të bashkëudhëheqin një takim të Forumit të Biznesit Turko-Gjerman.

Gjatë vizitës së presidentit turk në Gjermani pritet të bisedohet edhe rreth synimit të Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian-proces i cili, deri më tani, është kundërshtuar nga Berlini zyrtar.

Pjesë e agjendës së diskutimeve me zyrtarët gjermanë pritet të jenë gjithashtu zhvillimet e fundit politike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Jugore.

Vizita e presidentit Gyl vjen në kohën e 50 vjetorit të një marrëveshjeje, e cila pat hapur rrugën për migrimin masiv të punëtorëve turkë në Gjermani.
XS
SM
MD
LG