Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 8 të vrarë


Zyrtarët në Pakistan thonë se së paku 8 vetë janë vrarë nga sulmi vetëvrasës me makinë bombë, i cili për cak kishte shtëpinë e një zyrtari të lartë të policisë në Karaçi, qyteti më i madh pakistanez.

Por, zyrtari i lartë policor, Çaudri Aslam, shef i njësisë kundër terrorizmit në departamentin e hetimeve të krimit, i shpëtoi sulmit.

Zoti Aslam, njësia e të cilit është e involvuar në luftimin e militantëve islamikë, pas sulmit u paraqit në televizionin lokal dhe i fajësoi talibanët.

Në mesin e të vrarëve gjenden edhe 6 policë.
XS
SM
MD
LG