Ndërlidhjet

Davutoglu: Turqia dëshiron aleancë me Egjiptin


Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, thotë se qeveria e vendit të tij, dëshiron të formoj aleancë me Egjiptin, derisa ky vend po zhvillohet, pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, dhe po ndërton atë që parashihet se do të jetë demokraci.

Në një intervistë për të përditshmen Nju Jork Tajms, ministri Davutoglu, theksoi se aleanca turko-egjiptiane nuk do të ishte e drejtuar kundër Izraelit, as kundër Iranit, ose kundër ndonjë shteti tjetër.

Sipas tij, aleanca do të ishte “bosht i demokracisë” së dy vendeve më të mëdha në rajon.
XS
SM
MD
LG