Ndërlidhjet

Beogradi mohon mundësinë e takimit Tadiq-Thaçi


Kabineti i presidentit serb, Boris Tadiq, ka hedhur poshtë shkrimin e së përditshmes kosovare "Zëri", se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mund të ndodhë takimi i Tadiqit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“As nuk është planifikuar, as nuk është e mundur, as nuk do të ketë takim ndërmjet Tadiqit dhe Thaçit”, u është thënë mediave serbe nga kabineti i presidencës së Serbisë.

"Zëri" ka shkruar se “vizita e Thaçit në Nju Jork mund të ndihmojë në arritrjen e marrëveshjes për largimin e barrikadave rrugore në veri të Kosovës".

Një marëveshje e tillë, sipas gazetës, mund të arrihet pas takimit me Tadiqin dhe nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG