Ndërlidhjet

Rexhepi dhe Fitu e nënshkruan protokollin për ripranim


Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu, sot e kanë nënshkruar Protokollin e zbatimit të marrëveshjes për ripranim në mes të dy vendeve, ka njoftuar Ministria e punëve të brendshme të Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së Ministrisë së brendshme për integrimet evropiane dhe përmbushjen e kritereve pr liberalizimin e vizave.

Zoti Rexhepi e ka falënderuar Francën për mbështetje dhe kontributin e vazhdueshëm në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe sidomos tash “në procesin për liberalizim të vizave dhe integrime evropiane”.

Ambasadori Fitu tha se tha se nënshkrimi i këtij protokolli është rezultat i bashkëpunimit të mirë që ka Franca me Kosovën, në procesin e riatdhesimit.
XS
SM
MD
LG