Ndërlidhjet

Iran: Ekzekutohen me varje 22 kontrabandues të drogës


Një gazetë e kontrolluar nga shteti në Iran, raportoi se 22 vetë, të dënuar për trafikim të drogës, janë ekzekutuar me varje.

Kjo gazetë thotë se 22 persona u ekzekutuan të dielën në burgun Evin në Teheran dhe në burgun Karaj, që është 45 kilometra në perëndim të Teheranit.

Autoritetet e Iranit zyrtarisht nuk e publikojnë numrin e ekzekutimeve në vend, por grupet për të drejtat e njeriut thonë se, prej fillimit të vitit, janë varur një numër i të dënuarve.

Krimet që dënohen me vdekje në Iran janë trafikimi me drogë, vrasja, dhunimi, plaçkitja e armatosur dhe rrëmbimi.
XS
SM
MD
LG