Ndërlidhjet

Armeni: Shahu si lëndë obligative në shkolla


Shahu është shndërruar në lëndë obligative në shkollat e Armenisë, për të gjithë fëmijët mbi moshën 6 vjeçare.

Zyrtarët e arsimit në këtë vend thonë se ky hap ka për synim nxitjen e të menduarit të pavarur tek gjeneratat e ardhshme.

Plani ka hyrë në fuqi me fillimin e këtij viti akademik. Më shumë se 40,000 nxënës në rreth 1,500 shkolla të Armenisë janë furnizuar tashmë me literaturë te nevojshme dhe me nga një lojë shahu.

Me gjithë kundërshtimet nga disa forca në opozitë, studimet e kryera nga shkencëtarët perëndimore flasin se të mësuarit e shahut në moshë të re, forcon aftësitë e zgjidhjes së problemit dhe ka ndikim të mirë në përqëndrim, mbamendje dhe kalkulim.
XS
SM
MD
LG