Ndërlidhjet

Japonezët protestojnë kundër energjisë bërthamore


Dhjetëra-mijëra protestues janë tubuar në Tokio për të kërkuar fundin e energjisë bërthamore në Japoni, gjashtë muaj pas incidentit të rëndë bërthamor që ka shkaktuar tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Organizatorët thonë se rreth 60 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestë.

Në anën tjetër, sondazhi i zhvilluar nga agjencia Kijodo e Japonisë tregon se 70 për qind e japonezëve duan eleminimin e energjisë bërthamore.

Fatkeqësia e 11 marsit pat shkaktuar rrjedhje të materialit radioaktiv në centralin Fukushima, duke detyruar dhjetëra-mijëra njerëz të largohen nga zona.

Japonia ka 54 reaktorë bërthamorë, por aktualisht operon me vetëm 11 prej tyre.
XS
SM
MD
LG