Ndërlidhjet

Obama publikon planin për uljen e deficitit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë publik planin për reduktimin e deficitit amerikan për 3 trilionë dollarë gjatë dekadës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se të pasurit dhe korporatat duhet të paguajnë hiset e tyre, të përshtatshme për realitetin ekonomik.

“Familjet e klasës së mesme nuk duhet të paguajnë taksa më të larta se milionerët dhe miliarderët”, tha Obama.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se plani përfshin një rishikim të kodit tatimor, që do të ngrihej në 1.5 trilion dollarë.

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Xhon Boehner, ka kundërshtuar menjëherë planin e zotit Obama, duke thënë se ai do të dështojë në trajtimin e problemeve afatgjate dhe do të rrisë taksat.

Republikanët kanë thënë se janë kundër çdo rritjeje të taksave për të rritur të ardhurat.
XS
SM
MD
LG