Ndërlidhjet

Jahjaga, Thaçi, Pacolli takojnë Klintonin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli kanë takuar në Nju Jork sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Ndër temat e diskutimit mësohet të ketë qenë veriu dhe aksioni i fundit i Qeverisë së Kosovës në pikat 1 dhe 31.

Sekretarja Klinton tha se SHBA-ja e mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.

Krerët shtetërorë të Kosovës pritet të marrin pjesë në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG