Ndërlidhjet

Greqia vazhdon bisedat për krizën


Zyrtarët grekë pritet të zhvillojnë bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian për të vlerësuar se a i ka përmbushur Athina zyrtare kriteret për të marrë një paketë të dytë ndihmëse financiare nga këta mekanizma.

Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, mbajti të hënën mbrëma një konferencë telefonike me zyrtarët e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, për të diskutuar hapat e Greqisë drejt zbatimit të masave të ashpra financiare me qëllim të shmangjes së falimentimit.

Një një deklaratë të lëshuar pas konferencës, ministria e financave e cilësoi takimin “produktiv dhe të pavarur”, ndërsa njoftoi se takimet e tjera ndërmjet ekspertëve të këtyre mekanizmave do të mbahen gjatë së martës në Athinë.

Greqia po përpiqet të bind huadhënësit e saj se ka kontrolluar shpenzimet dhe se ka përmbushur kriteret për marrjen e një pakete ndihmëse prej rreth tetë miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG