Ndërlidhjet

Lëvizja për Bashkim akuzon VV-në për shpërdorim parash


Lëvizja për Bashkim ka vendosur që t’i tërheqë dy deputetët e saj nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, sepse kjo e fundit “ka shpërdoruar dhe përvetësuar fondin për mbështetje të subjekteve politike”.

“Nga ky fond Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka ndarë Lëvizjes për Bashkim asnjë cent, megjithëse sipas proporcionit për dy deputetët e saj i takojnë 40,630.00 euro në vit, respektivisht 162,520.00 euro gjatë mandatit katërvjeçar”, thuhet në një komunikatë tëLëvizjes për Bashkim.

Tani e tutje deputetët e Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, do të veprojnë si të pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Në ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur shpifje akuzat, duke thënë se kërkesa e Lëvizjes për Bashkim për t’i marrë këto para nga Vetëvendosje është përpjekje e tyre për keqpërdorim parash, njoftojnë mediat vendore.
XS
SM
MD
LG