Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Protestuesit rrethojnë parlamentin ukrainas


Parlamenti i Ukrainës u rrethua të martën nga rreth 10 mijë protestuesë, përfshirë veteranë ushtarakë dhe të mbijetuarë nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, të cilët shprehën kundërshtimin ndaj shkurtimeve për përfitimet e tyre.

Përleshjet raportohet të kenë ndodhur në mes të policisë dhe protestuesve, mirëpo ngjarja në përgjithësi thuhet se kaloi pa shpërthimin e dhunës.

Shkurtimet e propozuara do të preknin pensionet dhe shpenzimet mjekësore për veteranët e luftës në Afganistan dhe për viktimat e Çernobilit, gjë që po debatohet aktualisht në parlamentin ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, inicoi legjislacionin në fjalë si përpjekje për të reduktuar deficitin buxhetor të shtetit-parakusht ky për marrjen e huave shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG