Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet kundër shiitëve – 28 të vrarë


Autoritetet thonë se personat e armatosur sot kanë hapur zjarr kundër një autobusi me pelegrinë myslimanë shiitë, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Iranin, duke vrarë 26 vetë.

Në këtë autobus ishin 40 udhëtarë.

Pak pas këtij sulmi, një person i armatosur në motoçikletë, ka hapur zjarr kundër një makine me myslimanë shiitë, duke i vrarë dy prej tyre. Kjo vrasje ndodhi në qytetin Kueta.

Pakistani është vend me popullatë shumicë myslimane sunite.
XS
SM
MD
LG