Ndërlidhjet

Al-Xhazira: Ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm


Drejtori i përgjithshëm i rrjetit televiziv satelitor, Al-Xhazira, Vadah Khanfar, e ka shpallur dorëheqjen, pas tetë vitesh në këtë post të lartë.

Në njoftimin e tij lamtumirës, ai tha se vendimin e tij për dorëheqje e kishte diskutuar me kryesuesin e bordit “tash sa kohë”.

Ai, poashtu, ka theksuar se qëllimi për krijimin e rrjetit Al-Xhazira si organizatë mediale globale është arritur.

Transmetimet e para në gjuhën arabe, Al-Xhazira, i ka bërë në vitin 1996.

Më vonë, ky rrjet televiziv satelitor i Katarit, është shndërruar në njërin nga transmetuesit e njohur në gjuhën arabe dhe angleze.

Vandah Khanfar tha se ky televizion “së shpejti do të transmetoj edhe në gjuhën turke, kisvahili, pastaj në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe”.
XS
SM
MD
LG