Ndërlidhjet

Kosovë: U mbajt mbledhja e Komisionit për reforma kushtetuese


Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën me shumicë votash, është miratuar drafti i parë i amendamenteve kushtetuese, që ndërlidhen me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka njoftuar ky komision.

Kryetari i komisionit, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se “procesi është duke shkuar në kohë, ashtu siç është paraparë me planin e veprimit dhe në përputhje të plotë me mandatin që ka komisioni”.
XS
SM
MD
LG