Ndërlidhjet

Krasniqi dhe ambasadori britanik diskutojnë për veriun


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur ambasadorin britanik në Prishtinë, Iën Kameron Klif.

Në takim mësohet të jetë biseduar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe për lëvizjen e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe anasjelltas.

"Është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve", thuhet në kumtesën për media të Zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG