Ndërlidhjet

Sulmohet helikopteri i komandantit pakistanez


Komandanti i ushtrisë në veri-perëndim të Pakistanit është lënduar kur helikopterin e tij e zunë flakët.

Ushtria njoftoi se helikopteri i gjeneral-majorit, Xhaved Ikbal, u sulmua në Distriktin e Lartë në afërsi të kufirit me Afganistanin, ndërsa u hodhi fajin talebanëve për këtë sulm.

Ikbal aktualisht po merr nej trajtim mjekësor në Islamabad.

Asnjë grup militant nuk ka marrë, deri më tani, përgjegjësinë për sulmin, i cili përkon me vizitën e drjetorit të FBI-it, Robert Myler, në Pakistan.
XS
SM
MD
LG