Ndërlidhjet

Greqia ashpërson masat financiare


Qeveria greke pritet të zbatojë masa më të ashpra për të siguruar një ndihmë të rëndësishme financiare.

Qeveria vendosi të mërkurën që të reduktojë pensionet, të rris tatimin në pronë dhe që largojë nga puna dhjetëra mijëra punëtorë në sektorin publik.

Vendimi erdhi pas bisedimeve intensive që u zhvilluan gjatë dy ditëve të fundit me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe autoritetet evropiane.

Greqia synon të marrë një paktë të dytë ndihmëse prej tetë miliardë eurosh nga këta mekanizma-ndihmë kjo e nevojshme për të paguar shpenzimet qeveritare, përfshirë pagat në sektorin publik dhe pensionet.
XS
SM
MD
LG