Ndërlidhjet

LDK akuzon Ministrinë e Arsimit për shkelje ligji


Ministria kosovare e Arsimit ka qenë sërish në shënjestër të kritikave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo e fundit akuzon ministrinë se, që nga viti 2007, "po shkel Ligjin për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve Mësimore, Lektyrës Shkollore dhe të Dokumentacionit Pedagogjik, si dhe po manipulon me tekstet shkollore dhe po diskriminon botuesit e autorët e librave shkollorë".

"Kjo ministri, në kundërshtim me Ligjin për Botimin e Teksteve Shkollore..., në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë, duke shkelur standardin për tekste alternative dhe vendimet e veta, arbitrarisht ka vendosur që në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës, të përdoret vetëm një tekst për një lëndë, duke përjashtuar pa të drejtë tekstet alternative, të miratuara nga vetë ministria", thuhet pos tjerash në komunikatën e ekspertëve të arsimit të LDK-së.
XS
SM
MD
LG