Ndërlidhjet

Franca tërheq 200 trupa nga Afganistani


Franca do të tërheqë rreth 200 trupa nga Afganistani muajin e ardhshëm, si pjesë e planeve të saj për tërheqjen e plotë deri në vitin 2014.

Zëdhënësi i ushtrisë franceze, Tier Brukhrad, tha se kontingjenti i ushtarëve do të lërë Afganistanin në fund të tetorit.

Franca ka rreth 4,000 ushtarë të pozicionuar në kuadër të NATO-s në shtetin afgan.

Ajo ka humbur 23 trupa në këtë vend vetëm gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG