Ndërlidhjet

Karzai: Vrasësi me mashtrim krijoi qasje te Rabani


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha sot se sulmuesi verëvrasës, i cili e vrau ish presidentin afgan, Burhanudin Rabani, kishte siguruar qasje duke u dërguar zyrtarëve incizimin për gjoja mesazhin për paqe nga talibanët.

Zoti Karzai në konferencën e sotme për shtyp në Kabul, tha se vrasësi me mashtrim e kishte caktuar takimin me Rabanin, i cili ishte kryesues i Këshillit të Lartë për Paqe, i ngarkuar me detyrën për pajtimin me kryengritësit talibanë.

Ish presidenti 70 vjeçar u vra të martën në shtëpinë e tij në Kabul, nga sulmuesi vetëvrasës, i cili eksplozivin e kishte fshehur në turbanin e tij.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.
XS
SM
MD
LG