Ndërlidhjet

Varroset Rabani


Ish-presidenti i Afganistanit, Burhanudin Rabani, do të varroset gjatë ditës në kryeqytetin afgan, Kabul.

Rabani u vra të martën nga një sulmues vetëvrasës në shtëpinë e tij në lagjen e diplomatëve të këtij qyteti.

Policia afgane i tha agjencisë së lajmeve AFP se gjatë ceremonisë së varrimit të Rabanit do të angazhohen tre mijë policë shtesë “në nivelin më të lartë të vigjilencës”.

Të enjtën, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se pavarësisht vrasjes së Rabanit do të vazhdojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit për të depërtuar tek talebanët.

Këta të fundit dyshohet të jenë përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, edhe pse, deri më tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e tij.
XS
SM
MD
LG