Ndërlidhjet

Pritet kërkesa për njohjen e shtetit palestinez


Palestinezët pritet të parashtrojnë kërkesën e tyre për njohjen e shtetit palestinez në Kombet e Bashkuara.

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, pritet që para Asamblesë së Përgjithshme të paraqes një letër me të cilën kërkohet anëtarësimi i plotë në OKB.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të marrë gjithashtu pjesë në Asamblenë e Përgjithshme.

Izraeli dhe aleati i tij- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar fuqishëm nismën e palestinezëve duke u bërë thirrje shteteve të votojnë me veto çfarëdo lloj veprimi të Këshillit të Sigurimit që do të shkonte drejt njohjes së shtetit palestinez.

Presidenti amerikan, Barak Obama, shprehu bindjen se paqja ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve.
XS
SM
MD
LG