Ndërlidhjet

Zbulohen grimcat më të shpejta se drita


Një ekip ndërkombëtar i shkenctarëve tha se ka zbuluar grimca subatomike të quajtur neutrino e të cilat, sipas tyre, mund të lëvizin më shpejt se drita-gjë që, nëse vërtetohet, mund të shkelte teorinë e Albert Ajnshtajnit si njërën nga ligjet fundamentale të universit.

Qendra Evropiane për Hulumtime tha se një tufë neutrinosh të hedhur nga një përshpejtues grimcash në Gjenevë në drejtim të një laboratori në Itali me një largësi prej 730 kilomatrash ka lëvizur për 60 nanosekonda më shpejt se sa drita.

Në rast se konfirmohet ky zbulim, ai do të rrëzonte teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, sipas të cilës shpejtësia e dritës ka një “konstante kozmike” dhe se asgjë në univers nuk mund të lëviz më shpejt.
XS
SM
MD
LG