Ndërlidhjet

Abas dorëzon kërkesën për shtet


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, i ka dorëzuar kreut të OKB-së kërkesën e palestinezëve për shtetësi në Kombet e Bashkuara.

Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak, tha se Abas ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim të plotë në OKB, e cila tani duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit.

Abas do të shtrojë rastin e tij në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pritet të argumentojë se vetëm negociatat e drejtpërdrejta midis dy palëve mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG