Ndërlidhjet

Iraku, i gatshëm për përgjegjësitë e sigurisë


Presidenti i Irakut, Xhalal Talabani, tha se forcat vendore të sigurimit janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësitë e sigurisë, pasi Shtetet e Bashkuara t'i tërheqin forcat e tyre këtë vit.

Talabani i bëri këo komente para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

"Deri në fund të këtij viti, forcat amerikane do ta kryejnë tërheqjen, në bazë të marrëveshjes së 2008-ës. Forcat tona kanë dëshmuar të jenë të afta për të luftuar terrorizmin dhe për të ofruar siguri. Megjithatë, Qeveria irakiane, e nxitur nga nevojat e saj, do të mbajë një numër të ushtarëve dhe të ekspertëve amerikanë, për të shfrytëzuar ekspertizën e tyre në trajnime dhe ngritje kapacitetesh", tha Talabani.

Në fjalimin e tij në Asamble më 21 shtator, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, tha se trupat amerikane do të përfundojë tërheqjen nga Iraku në dhjetor, ashtu edhe siç është planifikuar.
XS
SM
MD
LG