Ndërlidhjet

Edhe një akuzë kundër Sanaderit


Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është akuzuar sot për marrjen e 13.5 milionë dollarëve ryshfet nga grupi hungarez i energjisë MOL, për të siguruar kontrollin e tij mbi kompaninë kroate të gazit dhe të naftës INA.

Kjo është akuza e dytë për korrupsion kundër Sanaderit, i cili në muajin gusht u akuzua po ashtu për marrje të ryshfeteve të paligjshme nga një bankë austriake.

Ish-kryeministri kroat po përballet me hetime shtesë edhe për shpërdorim të pushtetit.

Sanader udhëhoqi qeverinë nga viti 2003 deri në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG