Ndërlidhjet

Jemen, 18 të vrarë në protesta


Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur në përleshjet e fundit në Jemen ndërmjet forcave të regjimit dhe kryengritësve anti-qeveritarë.

Dhuna e fundit vjen pas thirrjeve të presidentit Ali Abdullah Saleh për armëpushim, çfarë, sipas tij, është e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës aktuale.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Salehut pas 33 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG