Ndërlidhjet

Thaçi takon Eshton


Në kuadër të takimeve me diplomatët ndërkombëtar në Nju Jork, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi gjatë së premtes edhe një takim me shefen e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

Zyra për informim e qeverisë së Kosovës bëri të ditur se gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit kosovar mori rikonfirmimin që Kosova ka perspektivë “të sigurtë” evropiane.

Ndërkohë, kryeministri Thaçi shprehu angazhimin e qeverisë së Kosovës për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjithashtu ritheksoi gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të vazhduar me “reformat substanciale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik- në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të Kosovës”.

Mësohet që Thaçi ta ketë takuar edhe kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin thuhet se ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral “në të gjitha fushat, me theks të veçantë në kuadër të proceseve të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG