Ndërlidhjet

OKB diskuton kërkesën palestineze të hënën


Kombet e Bashkuara njoftuan se do ta diskutojnë kërkesën e palestinezëve për njohjen e shtetit palestinez gjatë ditës së hënë.

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, ia dorëzoi të premten sekretarit gjeneral të OKB-së, Ban Ki Mun, një letër me të cilën formalisht kërkohet anëtarësimi i plotë në OKB.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, itha këtij mekanizmi se vetëm bisedimet direkte ndërmjet palëve do të mund ta sillnin paqen e qëndrueshme.

Si përpjekje për të shmangur “përplasjet” në Këshillin e Sigurimit, katërshja ndërmjetësuese për Lindjen e Mesme, kërkoi kthimin në tryezën e bisedimeve brenda katër javëve, artitjen e “progresit substancial” brenda gjashtë muajve, ndërsa arritjen e një marrëveshjeje brenda një viti.
XS
SM
MD
LG