Ndërlidhjet

Talabani: Irakianët mund ta sigurojnë shtetin


Presidenti irakian, Xhalal Talabani, tha se forcat e sigurisë së shtetit janë “të afta” për të marrë përsipër përgjegjësitë mbi sigurinë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Iraku.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Talabani tha se tërheqja e amerikanëve “do të promovojë aftësitë e irakianëve për të ruajtur arritjet në Irakun e ri”.

Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij të mërkurën, presidenti amerikan, Barak Obama, tha se trupat amerikane do ta përmbyllnin tërheqjen nga Iraku ashtu siç është parashikuar, në fund të dhjetorit.
XS
SM
MD
LG