Ndërlidhjet

Dy shpërthime në Afganistan


Një zyrtar afgan bëri të ditur se ka shpërthyer një veturë e mbushur me eksploziv para një zyreje të policisë në krahinën Logar dhe se janë plagosur dy njerëz gjatë këtij incidenti.

Agjencia e lajmeve AP citoi zëdhënësin e krahinës në fjalë, Din Mohamad Darvesh, të ketë thënë se policia ka shtënë në drejtim të veturës kur dy ngasësit e saj kundërshtuan ta lëviznin atë.

Vetura pastaj thuhet se shpërtheu duke vrarë dy personat që ishin në të.

Po të shtunën, ministri brendshëm i Afganistanit tha se policia ka shtënë në drejtim të një motoçiklete të pajisur me eksploziv, por se ka dështuar të shmang shpërthimin.

Një polic dhe një qytetar raportohet të jenë vrarë.

Sulmi thuhet se ka ndodhur në qarkun Kajsar në krahinën e Farjabit.
XS
SM
MD
LG